Zjarret përpijnë mbi 1.4 milionë hektarë në Kaliforni

20:49 25/07/2021

Mbi 22 mijë zjarrfikës po punojnë për të shpëtuar banorë e shtëpi nga flakët e ferrit

Flakët e ferrit vijojnë të përpijnë me mijëra hektarë në shtetin e Oregonit në SHBA. Zjarri ka përparuar gjithnjë e më shumë, me një një zgjerim të hartës së djegies me më shumë se 6,000 hektarë që nga e premtja.

Rreth 22 mijë zjarrfikës dhe personel ndihmës po punojnë për të vënë flakët nën kontroll, të cilat kanë djegur në total më shumë se 1.4 milion hektare në Kaliforni që prej shpërthimit të tyre. Shumica e zjarreve janë përhapur nëpër shtetet perëndimore të SHBA-së, ku janë raportuar edhe kushte ekstreme nga thatësira.

Të shtunën, ekipe zjarrfikësish nga Kalifornia dhe Utah mbërritën në Montana, për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar nga zjarret, ndërsa pjesa perëndimore e vendit po lufton me një seri vatrash zjarri që kanë shkatërruar toka e shtëpi.

Autoritetet njoftuan se ishte bërë përparim për të përmbajtur një vatër të madhe zjarri në shtetin e Oregonit, megjithatë më pak se gjysma e tij ishte vënë nën kontroll. Rritja e sipërfaqes që digjet po ngadalësohet në disa zona, por sipas autoriteteve mijëra shtëpi vazhdojnë të jenë nën kërcënimin e flakëve në pjesën lindore.

Në Kaliforni, guvernatori Gavin Neësom shpalli të premten gjendjen e jashtëzakonshme për katër qarqe në pjesën veriore të shtetit. Ai tha se zjarret në këtë zonë po shkaktonin “rrezik ekstrem për sigurinë e njerëzve dhe pronave”.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *