Zjarret shkrumbojnë Koloradon, digjen mbi 500 shtëpi

SHBA

Një situatë alarmante është krijuar në ditët e fundit në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku më shumë se 500 banesa janë djegur si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë vendin.

Sipas autoriteteve lokale situata paraqitet më e rënduar në Sagamore dhe pjesën e lartë të Qytetit të Vjetër, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Më shumë se 700 hektarë me pyje janë shkrumbuar, ndërkohë që flakët nuk kanë kursyer as hotele të mëdha apo qendra tregtare.

Zjarret mendohet të jenë shkaktuar nga rënia e kabujve të energjisë, ndërsa guvernatori Polis po shqyrton mundësinë e shpalljes së gjendjes së emergjencës.

Shërbimi Kombëtar i Motit e quajti atë një situatë “kërcënuese për jetën”. Zyrtarët besojnë se disa nga zjarret mund të jenë shkaktuar nga linjat e rrëzuara të energjisë. Guvernatori Jared Polis shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, sipas gazetës USA Today.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.