Zjarret u marrin jetën 42 njerëzve, mes tyre 25 ushtarakë

22:18 11/08/2021

Vatra masive në Algjeri, mijëra njerëz u zhvendosën nga shtëpitë e tyre

42 persona kanë humbur jetën nga zjarret në Algjeri, mes tyre 25 ushtarakë. Ata u zhvendosën për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit ndëersa retë e dendura të tymit mbuluan pjesën më të madhe të rajonit malor Kabylie në lindje të kryeqytetit.

Ushtarët u vranë në zona të ndryshme, disa ndërsa po shpëtonin banoret dhe po përpiqeshin të shuanin flakët. Ministria e Mbrojtjes tha se më shumë ushtarë ishin plagosur rëndë. Disa shtëpi u dogjën ndërsa familjet janë zhvendosur nëpër hotele, bujtina dhe kampuse universitare. Dhjetëra zjarre kanë përfshirë zonat pyjore në Algjerinë veriore dhe ministri i Brendshëm Kamel Beldjoud akuzoi zjarrvënësit për ndezjen e flakëve, pa dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë ccështje.

Vetëm duart kriminale mund të jenë prapa shpërthimit të njëkohshëm të rreth 50 zjarreve në disa zona“, tha ai. “Ne patëm një natë horror. Shtëpia ime është djegur plotësisht”, tha një banor, i cili po qëndron në një hotel me familjen e tij.

Zjarrfikësit dhe ushtria janë në terren për të lokalizuar flakët. Autoritetet qeveritare janë zotuar për të kompensuar të prekurit.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *