Zjarri jashtë kontrollit në Patos, reagon Balla: Po punojmë për shuarjen e flakëve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për situatën me zjarrin i cili ka përfshirë një sipërfaqe të madhe në Patos.

Balla shprehet se po punohet për shuarjen e flakëve, dhe mbrojtjen e zonave të banuara.

“Po ndjekim situatën në Bashkinë Patos, fshati Margëlliç, ku po luftohet me zjarrin, i cili ka marrë përmasa tepër të mëdha. Forcat zjarrëfikëse të Patosit, Roskovecit, Fierit, kompanisë Albpetrol po punojnë në disa drejtime për të mbrojtur zonat e banuara, ndërsa janë nisur forca edhe nga Lushnja, Vlora dhe Berati.

Policia e Shtetit ka dërguar efektivë të shumtë të FNSH, ndërsa ka arrestuar autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie”- shkruan Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts