Zjarri në Barcelonë vret 4 persona, përfshirë dy fëmijë

15:01 30/11/2021

Ende nuk dihen shkaqet, shpëtojnë nga flakët katër persona të tjerë

4 persona kanë humbur jetën në Barcelonë, mes tyre edhe dy fëmijë, një prej të cilëve 3 vjeç si pasojë e një zjarri.

Ekipet e shpëtimit i gjetën tepër vonë dhe nuk mund të bënin më asgjë për jetën e tyr,e tregoi shefi i zjarrfikësve Angel Lopez. Zjarrfikësit shpëtuan katër persona të tjerë që ishin brenda ndërtesës ndërsa përpiqeshin të shuanin flakët.

Nuk ka fjalë për të përshkruar tmerrin e katër personave që humbasin jetën, mes tyre dy fëmijë shumë të vegjël, është diçka që nuk duhet të ndodhë kurrë. Është një lajm i tmerrshëm“, u tha gazetarëve kryebashkiakja e Barcelonës, Ada Colau.

Ata jetonin “në kushte absolutisht të pasigurta” shtoi ajo. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, por autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet. Viktimat i përkisnin së njëjtës familje.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *