Zjarri në Darëzezë të Fierit, Balla ndjek nga afër situatën: Kemi kërkuar të aktivizohet Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së

zjarri ne darezeze te fierit balla ndjek nga afer situaten kemi kerkuar te aktivizohet mekanizmi i mbrojtjes civile te be se
zjarri ne darezeze te fierit balla ndjek nga afer situaten kemi kerkuar te aktivizohet mekanizmi i mbrojtjes civile te be se

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndodhet në Fier, ku ka zbritur në terren për të ndjekur nga afër situatën me zjarret që kanë përfshirë masivin pyjor të Darëzezës dhe PishëPoros.

Balla deklaroi nga Fieri se është kërkuar ndihmë nga BE.
“Kemi kërkuar të aktivizohet Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së për shuarjen e zjarrit të madh”, tha Balla.

Ai ka theksuar se në orët në vijim do të ketë përforcime të mjeteve zjarrfikëse. Gjithashtu Balla ka pohuar se do të investohet për hapjen e korridoreve në masivet pyjore.

Forcat operacionale kanë qenë në terren deri në mesnatë pasi të favorizuara nga era detare, të gjitha vatrat e zjarrit në pyll janë aktivizuar duke u përhapur deri në masivin pyjor të Darëzezës ku flakët u afruan deri në 300 metra pranë zonës së banuar dhe bizneseve që operojnë në të.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts