Zjarri në jug të Spanjës, evakuohen 2000 banorë

13:27 09/06/2022

Tre zjarrfikës kanë mbetur të lënduar në përpjekje për të shuar flakët

Temperaturat e larta kanë bërë që Spanja të përfshihet nga flakët e zjarrit. Një zjarr i madh përfshiu një shpat mali, duke detyruar evakuimin e 2,000 banorëve në qytetin Benahavis. Të paktën 3 zjarrfikës kanë mbetur të lënduar.

Zjarri, i cili filloi në malin Pujerra, shkaktoi një re të madhe tymi që mund të shihej nga kilometra larg.

Uniformat blu ndihmuan në  evakuimin e banorëve nga qyteti spanjoll. Shërbimet e urgjencës ngritën tenda në qytetin me 7,000 banorë, por shumica e të tyre gjetën strehim te të afërmit ose në hotele.

Erërat me shpejtësi po bëjnë që zjarri të përparojë akoma me shume duke penguar përpjekjet e  zjarrfikësve. Në luftë me flakët janë angazhuar rreth 200 forca.

Një tjetër zjarr shkatërroi të njëjtin varg malor në Shtator, duke shkrumbuar të paktën 7,780 hektarë  pyje dhe shkurre brenda disa ditësh.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.