Zjarri në New York, mbi 60 persona të plagosur

16:21 10/01/2022

19 të vdekur nga tragjedia, mes tyre 9 fëmijë

Një zjarr i madh që përfshiu një ndërtesë në Nju Jork ka shkaktuar një tragjedi ku janë shënuar të paktën 19 viktima ku mes tyre 9 fëmijë. Zjarri i cili përfshiu një ndërtesë 19-katëshe shënoi viktima në çdo kat të saj dhe zjarrfikësit thane se kishte një sasi shumë të madhe tymi në të gjithë ndërtesën.

Më shumë se 60 persona u plagosën ku disa prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe po marrin kujdes spitalor në 5 spitale të Bronksit.

Autoritetet në Nju Jork u shprehën se zjarri  shpërtheu në katin e dytë të ndërtesës dhe u shkaktua nga një ngrohëse elektrike portative e cila nuk funksiononte. Mbi 200 zjarrfikës mbërritën në vendin e ngjarjes për të luftuar me flakët. Shpërndarja e tymit në sasi të madhe në ndërtesë kishte ndodhur pasi një derë në katin e dytë ishte lënë e hapur. 

Shumë prej viktimave pësuan arrest kardiak dhe bllokim të rrugëve të frymëmarrjes. Guvernatorja e Nju Jorkut e quaji ngjarjen e kësaj të diele një tragjedi dhe u zotua të krijonte një fond kompensimi për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave dhe ndaj të mbijetuarve.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.