Zjarri në një shkollë në Nigeri vret 25 fëmijë

00:06 10/11/2021

Të paktën 25 fëmijë të shkollës fillore humbën jetën kur klasat e tyre me çati prej kashte morën flakë në jug të Nigerisë.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Këshilli  i Ministrave katërmbëdhjetë fëmijë të tjerë mbetën të plagosur, përfshirë pesë të cilët janë në gjendje të rëndë. Shkolla ndodhet  në qytetin Maradi, më shumë se 600 kilometra në lindje të kryeqytetit Niamey.

Autoritet bëjnë me dije se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Kjo është hera e dytë këtë vit që zjarri vret nxënës në shkollë në vendin e Afrikës Perëndimore. Njëzet fëmijë humbën jetën pasi mbetën të bllokuar nga zjarri në një shkollë në muajn Prill.

Pas këtyre dy incidenteve autoritetet po planifikojnë që mësimi nuk duhet të zhvillohet në kasolle me çati kashte.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *