Zjarri në Peshtan të Fierit, helikopteri ‘Cougar’ u bashkohet forcave vendore për shuarjen e flakëve

zjarri ne peshtan te fierit helikopteri cougar u bashkohet forcave vendore per shuarjen e flakeve
zjarri ne peshtan te fierit helikopteri cougar u bashkohet forcave vendore per shuarjen e flakeve

Vatra zjarri janë shkaktuar ditën e sotme në Peshtan të Fierit. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar pamjet teksa helikopteri ‘Cougar’ u është bashkuar forcave vendore të zjarrfikësve për të shuar zjarrin.

Sakaq ai ka bërë thirrje që në këto ditë të nxehta, qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë në kohë vatrat e zjarrit.

“Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të forcave vendore të qarkut Fier për shuarjen e flakëve në zonën e pyllëzuar në Peshtan.

Në këto ditë me temperatura të larta, kur shtete të ndryshme të Evropës po përballen me zjarre, u bëjmë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes, të raportojnë në kohë vatrat e vogla për të shmangur përhapjen në zona më të mëdha!”, shkruan Peleshi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts