Zjarri në Tiranë, policia: Flakët kanë përfshirë një banesë private, shkak një defekti në bombulën e gazit

zjarri ne tirane policia flaket kane perfshire nje banese private shkak nje defekti ne bombulen e gazit
zjarri ne tirane policia flaket kane perfshire nje banese private shkak nje defekti ne bombulen e gazit

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e “Misto Mames” në Tiranë.

Nga informacionet paraprake u dyshua se bëhej fjalë për një magazinë bojërash, por policia saktëson se zjarri ka rënë në një banesë, si pasojë e një defekti në bombulën e gazit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts