Zonja e parë e SHBA-së Jill Biden rezulton pozitive ndaj COVID-19

Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden ka rezultuar pozitive me COVID-19, tha të martën një zëdhënës.

Jill Biden, 71 vjeç, filloi të zhvillonte simptoma të ngjashme me të ftohtin të hënën në mbrëmje dhe nga një test PCR doli pozitiv, sipas zëdhënësit.

E vaksinuar dy herë dhe dy herë e përforcuar, Jill Biden “po përjeton vetëm simptoma të lehta” dhe   do të trajtohet me medikamentin anti-viral Paxlovid.

Zonja e parë e SHBA-së, shtoi zëdhënësi, do të izolohet për të paktën pesë ditë.

Ajo aktualisht është duke qëndruar në një rezidencë private në Karolinën e Jugut dhe do të kthehet në shtëpi pasi të marrë dy teste të njëpasnjëshme negative.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.