“Zoti i faltë ata që s’dinë çfarë bëjnë”/ Meta komenton vendimin e mazhorancës për shkarkim: Hetimi i krimeve zgjedhore, çështja kryesore






Pesë ditë para se Kuvendi të miratojë raportin për shkarkimin, Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka komentuar vendimin e mazhorancës, ku duke cituar biblën është shprehur “zoti i falë ata që nuk dinë çfarë të bëjnë”.

Nga Elbasani ku Presidenti mori pjesë në festën fetare të Shën Joan Vladimirit, u shpreh se me rendësi nuk është çështja e shkarkimit të tij, por hetimi i krimeve zgjedhore.

“Nuk ekziston asnjë lutje e tillë, lutja është zoti ti falë ata që nuk dinë çfarë bëjnë dhe ti udhëheqë të gjithë në rrugën e të mirës së përbashkët.  Kjo është një përgjigje e qartë. Kam ardhur këtu për t’ju bashkuar këtij mesazhi bashkëjetesë. Kjo është e qartë.

Nuk dua të flas në një vend të shenjtë për çështje që nuk ekzistojnë. Që do të thotë që kjo tema e shkarkimit është pas 25 prillit dhe aq më tepër kur gjithçka është konfirmuar gjithçka që ka thënë presidenti edhe para 25 prillit, ku u tregua qartë se Kuvendi i dy viteve të fundit ishte pa opozitë dhe sot është tre herë më antikushtetues sec ka qenë.  Nuk kam asnjë shqetësim të tillë.

Nëse doni të merreni me një gjë serioze merruni me hetimin e krimeve zgjedhore, para 25 prillit, gjatë 25 prillit dhe pas 25 prillit. Kjo është tema e rëndësishme për të gjithë. Sepse në një vend demokratik qytetarët duhet të sigurohen që të gjithë të jenë të barabartë, që vota e tyre nuk cënohet.”, tha Meta.

Ne daten 9 qershor, Kuvendi pritet të miratojë raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit, më pas vendimi do ti kaloje Gjykatës Kushtetuese qe do të jape edhe verdiktin përfundimtar.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *