“Zoti të lehtësojë dhimbjen e çdokujt”/ Presidenti uron besimtarët myslimanë me foton e Xhamisë së Plumbit në Vlorë: Të qëndrojmë më pranë të pamundurve



Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit. Teksa ka publikuar një foto nga xhamia e Plumbit në Vlorë, Kreu i Shtetit shkruan se i bashkohet urimit për agjërim të lehtë.

meta

Presidenti lutët për të pamundurit, duke thënë se në këto ditë duhet të qëndrojmë sa më pranë të sëmurëve dhe të moshuarve.

“Të dashur motra dhe vëllezër të besimit Islam, Gëzuar Muajin e bekuar të Ramazanit!

I bashkohem urimit për agjërim të lehtë e të pranuar dhe lutjeve të çdo besimtari, që Zoti t’i falë mëshirën e Tij, t’ia shpërblejë sakrificën e shumëfishtë dhe të lehtësojë dhembjen e çdokujt, veçanërisht në këtë periudhë sprovash të mëdha, me të cilat përballen të gjithë shqiptarët.

Me lutjet dhe përkushtimet tona, me shpirt dhe zemër, duke u shërbyer me përulësi, të jemi më pranë të sëmurëve, të pamundurve, të moshuarve dhe çdo shqiptari në nevojë për të rizgjuar shpresën për ditët më të mira, që po afrojnë dhe që patjetër do të vijnë për Shqipërinë!

NGA MOT GËZUAR MUAJIN E MADHËRISHËM TË RAMAZANIT!”, shkruan Presidenti Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *