“Zuck Bucks” monedha e re virtuale

09:49 08/04/2022

Do të përdoret në realitetin paralel të “Metaverse”

Kompania Meta duket se punon për krijimin e një valute virtual për Metaverse. Lajmi bëhet i ditur nga Financial Times që citon burime, sipas të cilave aktualisht brenda kompanisë kjo valutë quhet Zuck Bucks. Në vitin 2019 Facebook kishte provuar të lëshonte një valutë të vetën virtual, por projekti që quhej Diem, falimentoi.

Ekspertët thonë se është e pamundur që të bëhet fjalë për një kriptomonedhë të bazuar mbi blockchain. Në studim është futja e token, kontrolli i të cilit është centralizuar në shoqëritë, i ngjashëm me Robux që përdoret në lojën e famshme për fëmijë Roblox.

Metaverse është një realitet paralel virtual, ku kushdo mund të bëhet pjesë nëpërmjet internetit dhe ku secili është tredimensional i përfaqësuar nga avatar i vet. Mund të konsiderohet si një botë e vërtete paralele, ku nëpërmjet avatarit secili mund të luajë, krijoje, punojë, por edhe të mbyllë marrëveshje tregtare dhe të gjitha kompanitë e mëdha kanë shfaqur interes të lartë për të.

Klan News

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.