Zvicra do të shpërblejë personat që bindin të tjerët të vaksinohen

14:34 02/10/2021

Qeveria zvicriane planifikon të ofrojë një bonus prej 50-frangash

Të gjithë zviceranët që bindin miqtë, kolegët ose të afërmit e tyre që të vaksinohen kundër COVID-19 do të shpërblehen, një vendim i cili inkurajon njerëzit të vaksinohen.

Personat  që nxisin të tjerët të marrin vaksinën do të marrin kuponë me vlerë 50 franga ”,  u shpreh ministri i Shëndetësisë, Alain Berset. Kuponët mund të përdoren në restorante ose kinema.

Qeveria zviceriane do të shpenzojë 150 milionë franga për këtë plan i cili sipas Berset është një  investim  tepër i vlefshëm, veçanërisht duke pasur parasysh se 50 milionë franga shpenzohen aktualisht çdo javë për testet e Covid.

Qeveria gjithashtu planifikon të krijojë 50 qendra të tjera të lëvizshme të vaksinimit. Njësi falas vaksinimi do të ketë kudo ku mblidhen njerëz në stadiumet e futbollit, qendrat tregtare, autobusë etj.

Rreth 42% e popullsisë së saj prej 8.7 milionë nuk është vaksinuar plotësisht, ende çka tregon se Zvicra ka një normë të ulët vaksinimi.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *