Zvicra e ndjek që nga viti 1995, një legjendë mund të drejtojë Xhakën dhe Shaqirin në Botëror








Kërkimi i Zvicrës për një trajner të ri pas largimit të Vladimir Petkoviç, mund të sjellë një legjendë të trajnimit në pankinën e helvetëve, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka mund të drejtohen në kualifikueset e e Botërorit 2020 nga francezi Arsen Venger.

Mou vs Venger

Ky i fundit ka qenë pushim që nga viti 2018, kur vendosi të largohej nga pankina e Arsenalit pas 22 viteve në klubin me të cilin arriti majat më të larta të futbollit në Angli dhe kontinent. Tashmë ai po ndiqet me interes nga Federata Zvicerane, e cila e kishte kërkuar për herë të parë në vitin 1995 për këtë detyrë.

Sipas “Blick”, po diskutohet një marrëveshje sipas të cilës Venger do të drejtonte Zvicrën në kualifikueset e Botërorit deri në mars, kur është edhe play-off i mundshëm për aktivitetin, me kontratën që do të zgjatej më pas për të përfshirë edhe pjesëmarrjen në Katar 2022 nëse do të arrihet kualifikimi.

Venger njeh mirë një nga emrat kryesorë të Zvicrës, kapitenin Granti Xhaka, të cilin e afroi në radhët e Arsenalit në vitet e fundit në drejtim të “topçinjve”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *