Zyra e Boris Johnson i kërkon falje mbretëreshës për festat gjatë izolimit

zyra e boris johnson i kerkon falje mbretereshes per festat gjate izolimit
zyra e boris johnson i kerkon falje mbretereshes per festat gjate izolimit

12:04 15/01/2022

Kundërshtaret e tij politikë kërkojnë dorëheqjen nga posti i kryeministrit

Zyra e kryeministrit britanik, Boris Johnson, i ka kërkuar falje Mbretëreshës Elizabeta II, pasi stafi i qeverisë ka zhvilluar festime   në periudhën e ceremonisë së funeralit të Princit Filip.

Johnson po përballet me krizën më të rëndë  në postin e tij si kryeministër pasi pothuajse çdo ditë po publikohen dëshmi të organizimit të festave gjatë izolimit . Në atë periudhë, qytetarët nuk kanë mundur  ti japin lamtumirën e fundit familjarëve që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19.

Ishte e përditshmja britanike, Daily Telegraph që ka publikuar pamjet e dy festave të mbajtura brenda zyrave të kryeministrisë më 16 prill të vitit 2021, një ditë para ceremonisë së funeralit të Princit Filip.

Është fatkeqësi që kjo gjë ka ndodhur në kohën e zisë kombëtare dhe Zyra e kryeministrit i kërkon falje Pallatit”, u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i Johnsonit.

Kundërshtarët  e tij politikë thonë se ai nuk është i aftë për të qeverisur dhe ka mashtruar parlamentin duke mohuar se rregullat e Covid-19 janë shkelur.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts