Zyra e OKB për të Drejtat e Njeriut: Izraeli mund të ketë shkelur ligjet e luftës gjatë fushatës ushtarake në Gaza

zyra e okb per te drejtat e njeriut izraeli mund te kete shkelur ligjet e luftes gjate fushates ushtarake ne gaza

































Forcat izraelite në mënyrë të përsëritur mund të kenë shkelur ligjet e luftës dhe kanë dështuar që të bëjnë dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve gjatë fushatës së tyre ushtarake në Rripin e Gazës, tha Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara.

izrael

Në një raport, që ka analizuar gjashtë sulme izraelite që kanë shkaktuar numër të lartë të viktimave dhe shkatërrim të infrastrukturës civile, Zyra për të Drejtat e Njeriut tha se forcat izraelite “mund të kenë shkelur në mënyrë sistematike parimet e dallimit, proporcionalitetit dhe masave parandaluese në sulm”.

“Kërkesa për të zgjedhur mjetet dhe metodat e luftës që shmangin ose të paktën minimizojnë në çdo masë dëmin e civilëve duket se në mënyrë të vazhdueshme është shkelur gjatë fushatës bombarduese të Izraelit”, tha Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.

Ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit ka vrarë më shumë se 37.000 persona në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore në këtë enklavë.

Izraeli nisi fushatën e tij ushtarake pasi luftëtarët e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, sulmuan jugun e Izraelit më 7 tetor duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Javën e kaluar, Zyra për të Drejtat e Njeriut e OKB-së tha se vrasja e civilëve gjatë operacionit izraelit për të liruar katër pengje mund të përbëjë krim lufte, por po ashtu krim lufte mund të jetë edhe mbajtja e civilëve nga Hamasi në zona të populluara./rel

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts