ZYRTARE/ Armando Sadiku mbyll aventurën tek Bolivari, sulmuesin e Kombëtares e kërkon me ngulm skuadra spanjolle








Armando Sadiku nuk është më lojtar i skuadrës së Bolivarit dhe tashmë mbetet një lojtar i lirë. Ka zgjatur shumë pak aventura e tij me skuadrën e njohur nga Bolivia, rreth 6 muaj pas transferimit nga Erzurumspori.

sadiku-bolivar-750x430-1-730x440

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi i Bolivarit me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në “Twitter” ku njoftojnë se kanë arritur akordin e prishjes së kontratës me sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Sipas asaj që raporton iberikja “El Desmarque”, 30-vjeçari elbasanas mund të vazhdojë karrierën e tij në Spanjë më konkretisht tek skuadra e Las Palmas, e cila militon në kategorinë e dytë spanjolle.

Sadiku në 15 ndeshje me Bolivarin, mundi të tundte rrjetën vetëm 2 herë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *