ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja me Çelsin, Milani firmos për 4 vite me…






Fikajo Tomori është zyrtarisht lojtari i Milanit. Kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Çelsin, për të blerë kartonin e lojtarit.

TOMORI GOLI

Mbrojtësi luajti i huazuar për 6 muaj te italianët, ku tregoi paraqitje të shkëlqyera, që bindën drejtuesit për ta blerë kartonin e tij.

Kanë mjaftuar gjashtë muaj në nivel të lartë për të bindur klubin që të mbështetet tek ai. 28 milionë euro i kanë kaluar Çelsit për të firmosur marrëveshjen. Tomori do të firmosë një kontratë deri në vitin 2025.

Është blerja e dytë e verës kuqezi pas portierit francez Majk Manja, i transferuar nga Lila për të zëvendësuar Donarumën (drejt PSG-së).

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *