Mauro Zarate mbetet në Brazil. Sulmuesi argjentinas, largohet nga Belo Horizonte dhe Amerika-MG dhe nënshkruan një kontratë me Juventude deri më 31 dhjetor 2022.
Ish-sulmuesi i Interit dhe i Lacios është prezantuar zyrtarisht nga klubi brazilian nëpërmjet një komunikate në sajtin e saj.
Me skuadrën e Amerika-MG ai u aktivizua gjithsej në 16 ndeshje këtë sezon duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar 2 asiste.
Më parë 34-vjeçari përveç Interit dhe Lacios ka mbajtur veshur edhe fanellat e Uotfordit, Boka Zhuniorsit, Velez, Al-Nasr, Fiorentina, Uest Hem, QPR, Birmingem.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al