ZYRTARE/ Dhimbjet e lenë jashtë fushave të lojës, titullari i kombëtares italiane humbet Kampionatin Europian































Një lajm i hidhur ka dalë nga kampi italian pasditen e së enjtes. Mbrojtësi Franesko Açerbi do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni ditën e hënë dhe në këtë mënyrë do të humbas Kampionatin Europian 2024.

Acerbi-2

Mbrojtësi i cili pak javë më parë doli edhe kampion i Seria A me Interin, nuk po i përballon dot dhimbjet që po e përndjekin prej disa kohësh prej pubalgjisë, prandaj ka marrë këtë vendin të rendësishëm duke humbur edhe Europianin.

Në vend të tij do të thërritet mbrojtësi i Juventusit, Gatti. Ju rikujtojmë që Italia vjen me një skuadër të cunguar këtë Europian, ku duken dukshëm që nuk i ka yjet e dikurshme, dhe me çdo lëndim që mund të pësojë, është një mundësi më e mirë për Kombëtaren tonë që t’i marrë pikë në ndeshjet e parë të Grupit B.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts