ZYRTARE/ Eliminatoret e Botërorit, mesfushori i Partizanit grumbullohet nga kombëtarja

Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, publikoi ditën e sotme listën me 26 futbollistët e grumbulluar për 3 sfidat eliminatore të Botërorit, ndaj Rumanisë (25 mars në Bukuresht), Lihtenshejnit (28 mars në Shkup) dhe Gjermanisë (31 mars në Duisburg).

bandicam 2021-03-15 22-37-38-310

Vlen të theksohet fakti se në listën bën pjesë edhe mesfushori i Partizanit, Ferhan Hasani. Edhe pse futbollisti i “demave të kuq”, nuk ka kapur formën optimale fizike, tekniku Angelovski ka besim te cilësitë e Bubës. Maqedonia e Veriut do të startojë përgatitjet për 3 ndeshjet e muajit mars në datën 22 në qytetin e Shkupit.

LISTA E MAQEDONISË SË VERIUT:

PORTIERË: Stole Dimitrievski (Rayo Valekano, Spanjë), Damjan Shishkovski (Doksa, Qipro), Martin Bogatinov (Etnikos Ahna, Qipro), Riste Jankov (Rabotniçki);

MBROJTJE: Stefan Ristovski (Dinamo Zagreb), Visar Musliu (Fehervar, Hungari), Egzon Bejtullai (Shkëndija), Kire Ristevski (Ujpesht, Hungari), Darko Velkovski (Rijeka, Kroaci), Ezgjan Alioski (Lids Junajted, Angli), Gjoko Zajkov (Sharlroa, Belgjikë);

MESFUSHORË: Enis Bardhi (Levante, Spanjë), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb, Kroaci), Boban Nikollov (Leçe, Itali), Stefan Spirovski (AEK Larnaka, Qipro), Elif Elmas (Napoli, Itali), Tihomir Kostadinov (Ruxhomberok, Sllovaki), Daniel Avramovski (Kajzerispor, Turqi), Marjan Radeski (Akademia Pandev), Ferhan Hasani (Partizani, Shqipëri);

SULMUES: Goran Pandev (Xhenova, Itali), Ivan Triçkovski (AEK Larnaka, Qipro), Ilija Nestorovski (Udineze, Itali), Aleksandar Trajkovski (Majorka, Spanjë), Krste Velkovski (Sarajevo, Bosnjë dhe Hercegovina), Vlatko Stojanovski (Shambli, Francë);

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *