ZYRTARE/ Fitorja me Shqipërinë vendimtare, Anglia merr vendimin për të ardhmen e Sauthgejt









Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt ka nënshkruar një kontratë të re trevjeçare si trajner i ‘’3 Luanëve’’ që do ta çojë anglezin përtej Kampionatit Evropian në verën e vitit 2024.

sauthgejt

Sauthgejt është trajneri më i suksesshëm i Anglisë që nga fituesi i Kupës së Botës Sir Alf Ramsej në vitin 1966, dhe 51 është shpërblyer për punën e tij duke e çuar ekipin kombëtar në finalet e Euro 2020 këtë verë.

Tekniku anglez aktualisht fiton 3 milionë paund në vit, por marrëveshja e tij përfshin një rritje të konsiderueshme në 5 milionë paund dhe bonuse shtesë.

Anglia u kualifikua për në Kupën e Botës me dy ndeshjet e fundit, ku vendimtare ishte fitorja me Shqipërinë në Uembli, ndërsa pak ditë më vonë shkatërruan 10-0 San Marinon.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.