ZYRTARE/ I shënoi 2 gola Partizanit, sulmuesi 23-vjeçar prezantohet tek Fiorentina. Do të mbajë numrin e Vlahoviçit








Tashmë është zyrtare, Arthur Kabral është zëvendësuesi i serbit Vlahoviç te Fiorentina. Klubi “vjollcë” nuk ka humbur kohë teksa ka zyrtarizuar brazilianin 23-vjeçar, i cili së fundmi ishte pjesë e Bazelit.

Kabral

Kabral do të mbajë numrin 9-të në fanellën e tij duke u bërë kështu me plot kuptimin e fjalës “trashëgimtari” i Vlahoviç, i cili gjithashtu ka mbajtur te Fiorentina numrin 9-të. Ky transferimi ka kushtuar Fiorentinës 16 milionë euro në total dhe ata do t’i paguajnë sulmuesit brazilian 1.7 milionë euro neto për sezon.
Supergoli-me-roveshate

Vlen të theksohet se Kabral, i shënoi supergol me roveshatë Partizanit, në ndeshjen e 22 korrikut, të zhvilluar në Zvicër dhe të vlefshme për kualifikueset e Ligës së Konferencës.

Braziliani gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e kthimit të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Këtë sezon Kabral ka shpërthyer me fanellën e Bazelit. Mes kampionatit zviceran dhe Ligës së Konferencës ai ka shënuar deri tani 27 gola në 31 paraqitje, duke u shndërruar në një lider te klubi më i titulluar në Zvicër.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *