ZYRTARE/ Interi “blindon” portën, prezantohet gardiani spanjoll

zyrtare interi blindon porten prezantohet gardiani spanjoll



































Josep Martinez është zyrtarisht lojtari më i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar gardianin spanjoll që iu bashkohet zikaltërve nga radhët e Xhenoas pas një sezoni shumë të mirë në aspektin personal. Interi ka njoftuar jo vetëm zyrtarizimin, por me anë të një shkrimi ka bërë me dije të gjithë rrugëtimin e 26-vjeçarit.

martinez

“Futbolli është një sport i vështirë për t’u shpjeguar: teknika dhe taktika janë faktorët themelorë, por shpesh edhe instinkti e ndjenjat bëjnë diferencën. Janë pikërisht këto komponentë që kanë shënuar karrierën e Josep Martinez, portierit tashmë “zikaltër”.

I lindur më 27 maj 1998 në Alzira, në Komunitetin Valencian, “Pepo” që i vogël nuk është ndarë asnjëherë nga topi duke nisur nga mosha 3-vjeçare. Një pasion që e lidh ngushtë me të atin. Shembulli është i qartë: instinkti e shtyn Martinezin të hidhet vazhdimisht në tokë me topin, një ndjenjë e lindur, një guxim që nuk mund të mësohet: Josep dëshiron të kapë topin me çdo kusht, madje edhe duke thyer disa gishta.

Në moshën 5-vjeçare ai iu bashkua ekipit të të rinjve Alzira:, imitonte Santiago Canizares dhe admironte Iker Casillas-in. Për dymbëdhjetë vjet ai luajti për ekipin e vendlindjes së tij, më pas në moshën 17-vjeçare, Barcelona e zbuloi në një turne të të rinjve. Në vitin 2015 mbërriti në Barcelonë, ku kaloi dy vjet duke mësuar një stil të ri loje, ku portieri u bë edhe pjesë e ndërtimit të lojës.

Në vitin 2017 ai u transferua në Las Palmas, duke luajtur dy sezone si titullar në divizionin e tretë me ekipin e dytë të ekipit të Gran Canaria, duke bërë gjithashtu debutimin e tij me ekipin e parë në Segunda Division në 2018/19. Sezonin vijues ai fitoi përfundimisht vendin e titullarit në ekipin e parë: paraqitjet e tij të shkëlqyera tërhoqën vëmendjen e Leipzig-ut, i cili e çoi në Gjermani në vitin 2020.

Leipzig është një fazë themelore në karrierën e tij, shkolla e madhe gjermane e portierëve i lejoi atij të përmirësohej në aspekte të tjera të lojë.

Pas fitimit të Kupës së Gjermanisë në vitin 2022 kaloi te Xhenoa në Serinë B. Në pjesën e parë të kampionatit nuk luajti në vazhdimësi, por një paraqitje e jashtëzakonshme në fitoren ndaj Barit në dhjetor i dha pronësinë përfundimtare mes shtyllave. Është pika e kthesës së sezonit, për të dhe për Xhenoan, këta të fundit fluturojnë lart në tabelë derisa të fituan edhe promovimin në Serie A.

Në kampionatin e tij të parë në kampionatin italian, Josep i mahniti të gjithë me paraqitjet e tij: në 36 ndeshje të Serisë A ai grumbulloi 8 porta të pastra, duke u bërë një nga protagonistët e sezonit të jashtëzakonshëm të Xhenoas, që përfundoi në vendin e 11-të me 49 pikë.

Tani, nga vera e vitit 2024, Josep Martinez, spanjollit të gjashtë në historinë e Inter-it, sapo ka filluar” – shkruan klubi zikaltër në mikëpritjen e gardianit që u transferua për 3.5 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts