Ish-futbollisti i Interit, Matias Almeida, ka marrë drejtimin e AEK-ut të Athinës, ku aktivizohet edhe futbollisti i Kombëtares Shpresa, Mario Mitaj.
Pas aventurës amerikane në krye të San Joze, argjentinasi do të nisë një përvojë e re në Europë. Ish-mesfushori i Lacios dhe Interit me shumë gjasa do të nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor 2024 me opsion zgjatjeje edhe për një vit tjetër. Tek verdhezinjtë do të zërë vendin e trajnerit të përkohshëm, Sokratis Ofrydopoulos, dhe në skuadër do të gjejë bashkatdhetarin e tij, Sergio Araujo, sulmues i rritur te Boka Zhuniors.

Në Greqi, Almeida do të ketë rival ish-shoku të tij të skuadrës në përfaqësuesen e Argjentinës, German Burgos, aktualisht trajner i Aris Selanikut.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al