Zyrtare/ Ish-sulmuesi i Laçit firmos në Kosovë për ekipin e Ilir Dajës









Ish-sulmuesi i Laçit, sezonin e shkuar, Harmon Van Dejv ka bërë një hap të rëndësishëm teksa së fundmi i është bashkuar kampionëve të Ballkanit në Superligën e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nga Suhareka nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

VAN DEJV

Sulmuesi 27-vjeçar ka firmosur kontratën me Ballkanin e Dajës deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri. Vlen të theksohet se Van Dejv është gjithashtu edhe pjesë e kombëtares së Liberisë, teksa pritshmëritë për të janë të mëdha.

NJOFTIMI I BALLKANIT: 

Mirë se vjen 𝗩𝗔𝗡 𝗗𝗔𝗩𝗘 𝗛𝗔𝗥𝗠𝗢N. Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se sulmuesi 𝗩𝗮𝗻 𝗗𝗮𝘃𝗲 𝗛𝗮𝗿𝗺𝗼𝗻 është zyrtarisht pjesë e skuadrës tonë.

Sulmuesi 27-vjeçar ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë.

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje 𝗛𝗮𝗿𝗺𝗼𝗻 dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë.

Na priftë e mbara Suharekë.

PANORAMASPORT.A

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *