ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, mbrojtësi serb prezantohet tek Teuta (VIDEO)










Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Filip Ivanoviç prezantohet tek skuadra e Teutës. Gjiganti serb është prezantur në ambjentet e stadiumit “Niko Dovana” teksa do të zhvillojë ditën e sotme dhe seancën e parë stërvitore me ekipin durrsak.

FILIP IVANOVIC 2

Lajmin e zyrtarizimit të mbrojtësit 29-vjeçar e kanë bërë kampionët në fuqi të Shqipërisë me anë të një njotimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook” teksa i urojnë mirëseardhjen ish-kapitenit të skuadrës së Sabah në kampionatin e Azerbaxhanit.

FILIP IVANOVIC 3

NJOFTIMI I KLUBIT TË TEUTËS –

“KF Teuta, njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Filip Ivanovic.

Lojtari është prezantuar në ambientet e “Stadiumit Niko Dovana” dhe sot do të zhvilloj seancën e parë stërvitore me blutë. I lindur më 13 shkurt 1992, Filip Ivanovic, në skuadrën e Teutes vjen pas eksperiences me FK Radnik, FK Indjija dhe se fundim ne Ajzerbaxhan me ekipin e Sabah, Filip Ivanovic, i gjatë 1.89 cm dhe pozicjoni ideale në fushë e ka atë të qendërmbrojtësi. Afrimi i Ish-kapitenit te Sabah FK në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Edi Martini, kësisoj duke e kompletuar mbrojten e skuadrës blu. #MirsevjenFilipIvanovic🙏 #forcateuta🔵”


PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *