ZYRTARE/ Konfirmohet ndeshja ndaj kampionëve të Europës, Shqipëri-Itali do të luhet më…









Shqipëria do të zhvillojë miqësoren me Italinë në datën 16 nëntor të këtij viti.

imobile goli itali shqiperi

Ashtu siç e paralajmëroi edhe presidenti i Federatës Italiane Gabriele Gravina, muaji nëntor do të sjellë kampionët e Europës në “Air Albania”.

Pushimi i kampionateve dhe mospjesëmarrja e të dyja kombëtareve në Botërorin e Katarit, ka sjellë hapësirën për të organizuar këtë takim miqësor.

Në historinë e përfaqësueses shqiptare, kjo do të jetë miqësorja e dytë pas asaj të vitit 2014, kur Shqipëria u mposht 1- 0 në minutën e 82-të me golin e Stefano Okakës.

Por jo vetëm kjo miqësore, pasi me kombëtaren italiane kuqezinjtë kanë luajtur edhe dy sfida të tjera, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”, ku u shortuam në grup.

Po ashtu, edhe këto dy takime kanë përfunduar me fitoren e “Axurrëve”, 2-0 në Itali dhe 0-1 në Shkodër në vitin 2017.

MIQËSORJA E DYTË – Ndërkohë, po në nëntor dhe disa ditë më vonë pas ndeshjes me Italinë, flitet edhe për një takim miqësor me Kosovën, i cili mund të zhvillohet në Gjermani ose Zvicër, aty ku jetojnë plot shqiptarë, të cilët mund të kenë mundësinë të ndjekin një ndeshje vëllazërore.

Gjithsesi, deri tani, nga Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka asnjë njoftim zyrtar.

Kuqezinjtë e Edi Rejës do të nisin përgatitjet në mes të muajit shtator, sepse përpara janë dy përballjet e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit në transfertë më datën 24 shtator dhe tri ditë më vonë ndaj Islandës në shtëpi.

nd (1)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *