ZYRTARE/ Kontratë 4-vjeçare, Mançester Junajtid “blindon” yllin portugez









Tashmë është zyrtare, Bruno Fernandes ka rinovuar kontratën e tij me Mançester Junajtidin edhe për 4 vite të tjera.

BRUNO FERNANDES

Fantazisti portugez ka hedhur “të zezën në të bardhë” në kontratën e tij me “Djajtë e Kuq” deri më 30 qershor 2026.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi nga Mançesteri me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Junajtidit në Premier Ligë, 27-vjeçari është aktivizuar gjithsej në 27 ndeshje nga ku ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar dhe 6 asist për shokët e skuadrës.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *