ZYRTARE/ Leo Mesi është një futbollist i PSG: Jam i paduruar për debutimin










Lionel Mesi është zyrtarisht një futbollist i PSG-së. Ylli argjentinas është prezantuar nga klubi francez nëpërmjet një komunikate zyrtare dhe një videoje të shkurtër, që lajmëroi nënshkrimin e kontratës mes palëve.

mesi psg1

Klubi bëri të ditur se Mesi kishte nënshkruar një kontratë për dy vitet e ardhshme, me të drejtën e rinovimit për një tjetër sezon të atij që e cilësoi si një legjendë dhe burim frymëzimi në fushën e lojës dhe jashtë saj.

“Jam i paduruar për debutimin në një kapitull të ri të karrierës në Paris. Klubi dhe vizioni i tij përshtaten në mënyrë perfektë me ambiciet e mia. E di se sa të talentuar janë lojtarët dhe stafi këtu. Jam i vendosur të ndërtoj përkrah tyre diçka të madhe për klubin dhe për fansat”, tha Mesi në fjalët e tij të para si futbollist i ri i parisienëve.

PANORAMASPORT.AL 

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *