ZYRTARE/ Lëvizje surprizë në merkato, sulmuesi shqiptar firmos me klubin e njohur anglez





Sulmuesi me origjinë shqiptare, Leon Dajaku është transferuar te klubi i njohur anglez i Sandërlendit, që tashmë militon në ligën e dytë. 20-vjeçari transferohet te bardhekuqtë si huazim nga Union Berlin deri në fund të sezonit 2021-22.

Dajaku

Dajaku në të kaluarën është aktivizuar për Shtutgart teksa ishte golashënuesi më i mirë i Bundesligës U17 në sezoni 2017-18 me 23 gola dhe tetë asistime.

Sezonin pasardhës ai regjistroi 11 gola dhe pesë asistime në 24 ndeshje në Bundesliga U19. Pasi bëri debutimin e tij në Bundesliga, Dajaku u transferua te Bajerni në korrik 2019 dhe nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare.

Për sa i përket kombëtares, Dajaku është aktivizuar me moshat e Gjermanisë, teksa ende nuk ka vendosur për Kombëtaren A që do të përfaqësojë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *