ZYRTARE/ Nuk ka më dyshim, Zvicra emëron trajnerin e ri. Stoli i besohet ish-mbrojtësit me origjinë… turke










Tashmë është zyrtare, Murat Jakin është trajneri i ri i përfaqësueses së Zvicrës, i cili pason Vladimir Petkoviçin e larguar pas Eruopianit.

hAKIM

Ish-mbrojtësi 46-vjeçar, nënshkroi mëngjesin e sotëm kontratën e tij, që do ta mbajë të lidhur deri në fund të kualifikueseve për Botërorin 2022, me opsion rinovimi, në qoftë se gjërat shkojnë mirë. Vlen të theksohet fakti se si kandidat për të marrë drejtimin e Zvicrës u përfol edhe trajneri aktual i Kosovës, Bernard Shaland.

Jakin së fundmi ishte trajner i Shafahusenit në Ligën e Dytë të Zvicrës, teksa tashmë do të drejtojë ekipin kombëtar. Ky padyshim është momenti më kulminant si trajner për 46-vjeçarin me origjinë turke, i lindur në Bazel, i cili ka luajtur për Zvicrën.

Si futbollist, Jakin regjistroi 49 paraqitje me fanellën helvete duke shënuar 4 gola.  Ndërkohë për sa i përket karrierës si trajner, përveç Shafhasuen, ai ka drejtuar shumë skuadra si Thun, Lucern, Bazel, Spartak Moskë, Grasshopers, Sion, etj…

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *