ZYRTARE/ Objektivi për të përsëritur “përrallën”, Ranieri rikthehet sërish në Premier Ligë. Trajneri italian firmos me skuadrën e…








Tashmë është zyrtare, Klaudio Ranieri rikthehet në Premier Ligë duke firmosur me skuadrën e Uatfordit.

RANIERI

Trajneri i njohur italian ka firmosur një kontratë 2-vjeçare teksa rikthehet sërish në kampionatin anglez pas aventurës me Fulhamin në sezonin 2018/2019 dhe gjithashtu pas “përrallës” së realizuar me Leisterin në sezonin 2015/2016, vit që përkon ku tekniku 69-vjeçar i dha për herë të parë një kampionat të Premier Ligës skuadrës së “dhelprave”.

Me Leisterin, Ranieri arriti rezultate të magjishme ku koleksionoi 81 pikë, ku fitoi 23 sfida, barazoi 12 dhe humbi 3 ndeshje. “Dhelprat” atë sezon la pas Arsenalin e vendit të dytë 10 pikë pas.

Lajmin e arritjes së marrëveshjes me ish-trajnerit të Interit, Juventusit, Romës dhe Valencias e ka bërë vetë publike klubi i Uatfordit me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *