ZYRTARE/ Oferta e parefuzueshme nga sheikët, Guindo prezantohet në klubin e ri


















Saliu Guindo do të vazhdojë karrierën e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi i cili fitoi “Këpucën e Artë” në edicionin e kaluar në Kategorinë Superiore, i ka dhënë lamtumirën Europës për të udhëtuar drejt Emirateve ku ka firmosur me klubin e Diba Al-Fuxhairah.

guindoooo

Sulmuesi ka nënshkruar për dy vite me klubin e Emirateve Arabe, i cili i ka ofruar një rrogë marramendëse prej rreth 300 mijë eurosh në sezon. Një ofertë e parefuzueshme për lojtarin i cili ka firmosur dhe është zyrtarizuar në skuadrën e tij të re po gjatë ditës së sotme.

Guindo u afrua në kampionatin shqiptar në vitin 2018 nga Skënderbeu, por pat mundësinë të shpërthente vetëm në radhët e Bylisit, ku u transferua pasi nuk gjente hapësira te korçarët. Më pas ai tentoi edhe një aventurë në Turqi, por që u pre në mes nga dëmtimet e njëpasnjëshme. Sulmuesi u kthye në verën e kaluar në futbollin tonë dhe me Laçin ia doli të linte shenjë në dy sezonet në Europë si dhe në luftën për vendin e dytë në kampionat. Ai mbylli sezonin e fundit me 19 gola të shënuar në 34 ndeshje, duke fituar “Këpucën e Artë” të Superiores.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.