ZYRTARE/ Pas largimit të Xavi-t, Hansi Flick ulet në stolin e Barcelonës

zyrtare pas largimit te xavi t hansi flick ulet ne stolin e barcelones































Ashtu siç ishte paralajmëruar, gjermani Hansi Flick është trajneri i ri i Barcelonës, pas shkarkimit të Xavi Hernandez.

flick.bayern.monaco.2020.21.smorfia.750x450-665x450

Klubi i Barcelonës ka zyrtarizuar, teknikun gjerman, i cili pritet të drejtojë ekipin e katalunjas për dy vitet e ardhshme.

“Kulers, ky është momenti ynë. Forca Barça”, thotë Flik përmes një video të postuar në profilin zyrtar të klubit.

Flick arriti majat me Bayern Munich, ku arriti të fitojë tripletën në vitin 2020.

Pas suksesit me ekipin bavarez, ai mori drejtimin e kombëtares gjermane, ku rezultatet nuk ishin më të mirat e mundshme.

Kujtojmë që Barcelona e shkarkoi Xavin në mënyrë surprizë dhe shkak u bënë disa deklarata të spanjollit pas ndeshjes më Almerian, ku specifikoi se klubi ka probleme financiare.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts