ZYRTARE/ Prej 6 muajsh në krye të ekipit, PSG-ja merr vendimin për të ardhmen e Poçetinos








Nuk ka më dyshime, PSG-ja ka vendosur që të vazhdojë t’i besojë skuadrën trajnerit Mauricio Poçetino.

POCETINO

Poçetino ka firmosur kontratën e re e cila e mban lidhur me parisienët deri në vitin 2023. 49-vjeçari u emërua në krye të klubit francez në janar të këtij viti duke zënë vendin e Unai Emeri.

Nën drejtimin e Poçetinos, PSG-ja arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke mundur skuadra si Barcelona dhe Bajern Mynih ndërsa në kampionat u rendit e dyta pas Liles. Një kontratë 2-vjeçare për argjentinasin dhe stafin e tij, teksa merkatoja në Paris ka “vluar” nga afrimet e emrave si Donaruma, Ramos, Hakimi e Uajnaldum.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *