ZYRTARE/ Premier Liga në kolaps infektimesh, shtyhet një tjetër sfidë pas rasteve me COVID-19









Premier Liga rrezikon kolapsin për shkak të rritjes së numrit të infektimeve me COVID. Mançester Junajtidi mbylli qendrën stërvitore “Carrington” ditën e djeshme si pasojë e disa rasteve pozitive.

junajtid

Ndeshja e “Spërsave” kundër Brajtonit të dielën u shty, ndërkohë që raste infektimesh ka edhe në skuadrën e Aston Vilës. Në total, nga e diela pas testimit të 3.805 futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit u regjistruan 42 raste pozitive, 12 më shumë sesa java e shkuar.

Ky është numri më i lartë i infektimeve në Premier Ligë që kur nisën testimet në maj 2020. Premier Ligës po i bien kambanat e alarmit, duke qenë se në këtë periudhë të ngjeshur ndeshjesh për shkak të kalendarit festiv, skuadrat do të zbresin thuajse çdo tri ditë në fushë, duke vënë në rrezik shtyrjen e shumë takimeve.

Ndërkohë klubi i Mançester Junajtid ka njoftuar me anë të një komunikate se ndeshja ndaj Brentfordit është shtyrë: “Këshilli i Premier Ligës ka marrë vendimin për të anuluar këtë ndeshje për arsye të çështjes të sigurisë mjekësore.”, thuhej në komunikatën e Junajtidit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.