Zyrtare/ Qeveria e Kosovës miraton vendimin për strehimin e afganëve: Është detyrim moral i vendit tonë

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për strehimin e menjëhershëm të refugjatëve afganë në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur ministri Sveçla përmes një postimi në Facebook, duke thënë se ky vendim “nisur përveç nga fryma e interesave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është njëherësh edhe një përpjekje e Republikës së Kosovës të ofrojë ndihmën e saj duke respektuar parimet e së drejtës ndërkombëtare për ofrim të ndihmës kategorisë së personave të cilët gjenden apo mund të gjenden në rrezik, u janë shkelur të drejtat themelore për arsye të luftës dhe konfliktit në Afganistan”.

Ai tha se kjo përpjekje për të shpëtuar jetë është detyrim moral i vendit dhe parim njerëzor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts