ZYRTARE/ Rei Manaj largohet nga Barcelona, firmos me Specian në Serinë A





Merr fund dhe telenovela për sulmuesin e Kombëtares, Rei Manaj. Pas një vere të gjatë mes tratativash me disa klube dhe tundimit për të qëndruar te Barcelona, lushnjari ka firmosur me skuadrën e Specias ne Serinë A.

manaj

Sulmuesi 24-vjeçar është transferuar në formën e huazimit për shumën e 500 mijë eurove, ndërsa Specia do të ushtrojë të drejtën e blerjes pas 1 viti për shumën e 3 milionë eurove.

Specia e ka depozituar tanimë kontratën e Manajt në federatë dhe sulmuesi pritet të bashkohet me skuadrën e re pas grumbullimit me Kombëtaren.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *