ZYRTARE/ Rezultatet negative fatale për 48-vjeçarin, klubi i Bundesligës shkarkon nga detyra trajnerin









Humbja e së premtes mbrëma ndaj Union Berlinit me rezultatin 2-1 i ka kushtuar rëndë teknikut Xhesi Març, i cili është shkarkuar nga detyra e trajnerit të skuadrës së Lajpcigut.

XHESI MARC

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi i Bundesligës gjermane me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, duke njoftuar opinionin publik se tekniku amerikan 48-vjeçar nuk është më trajner i skuadrës me efekt të menjëhershëm.

Skuadra e Lajpcigut ka bërë me dije se në ndeshjen ndaj Mançester Sitit në Champions në mesjavë, ekipin do ta udhëheqë zv.trajneri Beierlorzer i cili do të jetë në krye të pankinës deri sa të zyrtarizohet një “timonier” i ri i skuadrës së Lajpcigut.

Fatale për trajnerin Març ishin tre disfatat radhazi në Bundesligë ndaj Hofenheimit, Bajer Leverkuzenit dhe së fundmi kundër Union Berlinit.

Skuadra renditet në vendin e 11 në kuotën e 18 pikëve, pozicion ku drejtuesit nuk pajtohen aspak për objektivat e klubit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.