ZYRTARE/ Roma i jep duart Fonsekës, ja kush pritet të jetë trajneri i ri i Kumbullës



Tashmë është zyrtare, Paulo Fonseka nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Romës sezonin e ardhshëm.

AS Roma - US Sassuolo

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi kryeqytetas me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, ku kanë deklaruar se bashkëpunimi me teknikun luzitan do të përfundojë në përfundim të këtij sezoni futbollistik.

“Timonieri” i ri i skuadrës verdhekuqe pritet të jetë ish-trajneri i Napolit, Juventusit dhe Çelsit, Mauricio Sarri i cili sipas mediave italiane është bërë fakt i kryer për të qenë në krye të pankinës së Romës nga sezoni pasardhës, i cili thuhet se do të përfitojë rreth 4 milionë euro në sezon.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *