Zyrtarë të lartë amerikanë vizitë në Shqipëri, ambasada e SHBA: Partneritet i fortë strategjik mes Tiranës dhe Washingtonit

zyrtare te larte amerikane vizite ne shqiperi ambasada e shba partneritet i forte strategjik mes tiranes dhe washingtonit
zyrtare te larte amerikane vizite ne shqiperi ambasada e shba partneritet i forte strategjik mes tiranes dhe washingtonit

Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftoi se kanë mbërritur për një vizitë zyrtare në Shqipëri Suzy George, Shefe e Kabinetit të Departamentit të Shtetit të SHBA, e shoqëruar nga Rena Bitter, Ndihmëse Sekretare e Shtetit për Çështjet Konsullore, Mara Tekach, Koordinatore mbi Përpjekjet për Zhvendosjen e Afganëve) dhe Daniel Forbes, Shef i Kabinetit të CARE.

Gjatë vizitës së tyre, delegacioni do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zyrtarë qeveritarë, specialistë nga sektorë të ndryshëm si dhe do të vizitojnë afganët e evakuuar në Shëngjin.

Delegacioni diskutoi gjithashtu mbi lidhjen e fortë të dy vendeve dhe mënyrat si mund te forcohet më tej marrëdhënia dypalëshe në demokraci, mbrojtje dhe biznes.

“Suzy George, Shefe e Kabinetit të Departamentit të Shtetit të SHBA, Rena Bitter, Ndihmëse Sekretare e Shtetit për Çështjet Konsullore dhe Mara Tekach, Koordinatore mbi Përpjekjet për Zhvendosjen e Afganëve (CARE) u takuan sot me Kryeministrin Edi Rama, për të theksuar partneritetin e fortë strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Delegacioni diskutoi mbi lidhjen e fortë të dy vendeve dhe mënyrat si mund te forcohet më tej marrëdhënia dypalëshe në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Përveç kësaj, Znj. George përcolli mirënjohjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA për kryeministrin, për mikpritjen e jashtëzakonshme të ofruar nga shqiptarët për afganët, të cilët janë në pritje të zhvendosjes drejt Shteteve të Bashkuara, si dhe për partneritetin në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjatë dy viteve të fundit.”, thuhet në postin e ambasadës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts