ZYRTARE/ Tirana nis rindërtimin, ish-kapiteni i Kukësit dhe Dinamos merr vendin e lënë bosh nga Tefik Osmani

zyrtare tirana nis rindertimin ish kapiteni i kukesit dhe dinamos merr vendin e lene bosh nga tefik osmani

































Tirana më në fund gjen pasardhësin e Tefik Osmanit. Klubi bardheblu, pas disa muajsh pa drejtor sportiv, ka zyrtarizuar emrin që do të marrë këtë rol delikat te skuadra kryeqytetase.

ibraimi

Bardheblutë kishin kaluar më shumë se gjysmën e sezonit pa një drejtor sportiv, me rolin që mbulohej përkohësisht nga Grent Halili. Por sot klubi ka bërë të ditur se ish-sulmuesi i njohur, Agim Ibraimi, ka marrë këtë detyrë të rëndësishme.

Ibraimi la futbollin në vitin 2022, pas eksperiencave me Kukësin e Dinamon në futbollin tonë. Më pas ai iu kushtua menaxhimit dhe tashmë ndërmerr këtë hap të rëndësishëm në karrierë, ku me njohjet e krijuara gjatë eksperiencës në fushën e lojës, pritet të ndihmojë rindërtimin e bardhebluve.

NJOFTIMI I TIRANËS

Klubi i Futbollit Tirana njofton se Agim Ibraimi është emëruar drejtor sportiv i klubit bardh’ e blu!

Drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshjen me Ibraimin duke nënshkruar kontratën e bashkëpunimit mes palëve për një projekt afatgjatë.

Eksperienca e jashtëzakonshme si futbollist në Slloveni, Itali, Shqipëri e më gjerë, ka bërë që klubi ta zgjedhë Ibraimin për t’i besuar këtë rol të rëndësishëm.

Ibraimi do të nisë menjëherë nga puna për formimin e Tironës Europiane dhe skuadrës së sezonit të ri.

Si futbollist, Agim Ibraimi ka lënë gjurmë me Mariborin në Slloveni, teksa ka luajtur me Kaljarin në Serinë A, Astanën në Kazakistan dhe njëkohësisht numëron 40 ndeshje me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, ku edhe i është dhënë çmimi i nderit si Ambasador i Sportit.

Të bindur se ky do të jetë hapi i parë i sigurt drejt projektimit të një skuadre solide.

Tirana i uron mirëseardhje dhe njëkohësisht suksese drejtorit në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts