ZYRTARE/ Tjetër “divorc” te Vllaznia, 26-vjeçari largohet nga shkodranët









Vllaznia mendon për merkaton në dalje, teksa është larguar zyrtarisht Arlind Kalaja.

KALAJA

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi shkodran ku njofton se ky “divorc” me 26-vjeçarin është bërë me një ndërprerje me konsensus të kontratës, gjithashtu kuqeblutë e falënderojnë Kalajan për aventurën e tij me Vllazninë dhe i urojnë suksese në eksperiencat e ardhshme.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË VLLAZNISË –

“NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me futbollistin Arlind Kalaja për ta ndërprerë me konsensus kontratën dhe bashkëpunimin mes palëve.

KF Vllaznia e falenderon futbollistin Arlind Kalaja për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqeblu dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës!”
PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.