ZYRTARE/ U “arratis” nga Kukësi, klubi shpjegon largimin e mbrojtësit: Prishëm kontratën sepse…










Pasi u publikua lajmi që ishte larguar pas një muaji nga skuadra e Kukësit, tashmë vjen dhe njoftimi zyrtar i klubit verilindor për mbrojtësin malazez, Aleksandar Miliç.

Klubi kuksian ka deklaruar me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook” duke shkruar se kanë ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me Miliç. Më tej në komunikatë verilindorët sqarojnë se ishte numri i lartë i futbollistëve të huaj që e shtynë klubin që të prishte çdo marrëdhënie me lojtarin. Kukësi deklaron se klubi i ofroi mundësinë e një huazimi tek një skuadër tjetër, por ishte vetë malazezi ai që nuk ka pranuar dhe ka përfunduar aventurën me Kukësin ende pa nisur mirë.

aleksandar milic

NJOFTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT –

“Njoftim i klubit!

Futboll Klub Kukesi njofton se ka nderprere bashkepunimin me mbrojtesin malazez, Aleksandar Milic. Klubi i Kukesit dhe mbrojtesi 22-vjecar, kane gjetur gjuhen e perbashket per prishjen e kontrates megjithese ishte firmosur pak jave me pare.

Numri i larte i futbollisteve te huaj ne skuader, ishte nje nga arsyet per te cilat klubi nisi diskutimet me futbollistin per te gjetur gjuhen e perbashket. Fillimisht klubi i dha mundesine futbollistit te bashkohet me nje tjeter ekip ne forme huazimi, per te marre minutat e nevojshme por edhe per t’u ambientuar, por futbollisti nuk e ka pranuar huazimin dhe ne kete menyre, u vendos per te nderprere bashkepunimin. Futboll Klub Kukesi e falenderon Milic dhe i uron suksese ne te ardhmen.

Klubi i Kukesit kerkon profesionalitet nga mediat ne vend. “Largimi naten” apo etiketime te tjera te tilla, pa kerkuar fillimisht informacion zyrtar prane klubit, nuk jane profesionale dhe etike per nje media. Klubi i Kukesit ka ofruar gjithmone bashkepunim te mediat, por nese vazhdohet ne kete menyre, atehere do te ndryshoje qendrimi i klubit.”

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *