ZYRTARE/ Xhixhi Donaruma firmos për 5 vite me PSG-në, ja detajet e kontratës








Nuk ka më dyshime, Xhixhi Donaruma është zyrtarisht lojtar i PSG-së.

dona

Gardiani italian vazhdon kështu karrierën në Francë, pas 6 sezoneve të kaluara te Milani si titullar. Donaruma cilësohet si një prej portierëve më të mirë në botë duke u transferuar kështu tek një prej skuadrave më në formë për momentin. 22-vjeçari ka nënshkruar kontratë për 5 vite me skuadrën franceze ku pritet të fitojë 12 milionë euro në sezon.

Portieri i ‘’axurrëve’’ u largua në formën e lojtarit të lirë nga Milani, pas mosmarrëveshje për rinovimin e kontratës ku pretendimet e agjentit Raiola për lojtarin ishin të tepërta për klubin duke e lënë të shkojë i lirë. Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e PSG-së me anë të një postimi në rrjetet sociale duke shuar dhe zërat e merkatos për portierin e Italisë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *