Zyrtare/ Zgjidhje brenda familjes, Dritan Mehmeti merr drejtimin e Partizanit









Partizani ka zyrtarizuar Dritan Mehmetin si trajnerin e ri të ekipit. Mehmeti zëvendëson në këtë post Ilir Dajën, i cili u largua pas javës së 15-të të kampionatit dhe fill pas humbjes së dytë në derbi.

mehmeti2

Zyrtarizimi i Mehmetit është bërë përmes një postimi të klubit në rrjete sociale, ku theksohet se ekipi ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin 2022 nën drejtimin e tij.

Mehmeti ka qenë pjesë e familjes së kuqe që nga sezoni 2018-2019, 19 sezon në të cilin u shpall edhe kampion i Shqipërisë në detyrën e zv. trainerit. Ai ka drejtuar më parë edhe Partizanin B, si dhe ka qenë së fundmi në krye të ekipit U-21.

Njoftimi i plotë:

𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀𝐍 𝐌𝐄𝐇𝐌𝐄𝐓𝐈 𝐌𝐄𝐑𝐑 𝐃𝐑𝐄𝐉𝐓𝐈𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝐒𝐊𝐔𝐀𝐃𝐑𝐄̈𝐒

Nisin sot zyrtarisht përgatitjet për vitin 2022

Me fillimin e vitit të ri 2022 ekipi ka nisur zyrtarisht përgatitjet në drejtimin e Dritan Mehmetit. Pjesë e familjes së kuqe nga sezoni 2018 – 19 sezon në të cilin u shpall edhe kampion i Shqipërisë në detyrën e zv. trainerit, Mehmeti ka drejtuar më parë Partizanin B dhe nga ky sezon ishte në krye të ekipit U-21.

Nën drejtimin e trainerit Mehmeti sot ekipi ka zhvilluar seancën e parë në orën 11:30 në ambientet e kompleksit sportiv “Fooball Republic” për takimin ndaj Egnatias.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *